![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Ulet volumi i transportit te mallrave ne porte dhe hekurudha, rritet nga ajri
Ulet volumi i transportit të mallrave në porte dhe hekurudha, ndërsa vijon rritjen me transportin ajror.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2022, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 2.064,7 ton, duke u rritur me 1,4%, krahasuar me 2021.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.804,4 mijë ton, duke u ulur me 20,6%, krahasuar me vitin 2021. Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 19.983 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 20,4%, krahasuar me vitin 2021.
Për muajin dhjetor 2022 volumet tregtare të mallrave janë shfaqur me rënia në transporton ajror dhe detar, ndërsa transporti hekurudhor është me rritje.
Nga të dhënat e fundit të INSTAT volumi i mallrave të transportuar me ajër është 176,6 ton, duke u ulur me 11,7% në krahasim me dhjetor 2021.
Në porte, është 309.1 mijë ton, duke u ulur me 17,4% dhe me hekurudhë është 1.739 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 6,2%, krahasuar me dhjetor 2021.
Transporti i pasagjerëve
Transporti i pasagjerëve në 2022 është me rritje për transportin detar dhe ajror. Transporti me hekurudha vijon të jetë me rënie.
Konkretisht referuar treguesve në vitin 2022 numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 5.238.302 pasagjerë, duke u rritur me 78,9%, krahasuar me vitin 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare janë 1.367.008 pasagjerë, duke u rritur me 58,4 %, krahasuar me vitin 2021. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.604 pasagjerë, duke u ulur me 55,8%, krahasuar me vitin 2021.
Në muajin Dhjetor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 84,4% të transportit gjithsej. Numri i fluturimeve është 3.018 duke u rritur me 25,3%, krahasuar me muajin Dhjetor 2021.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 408.137 pasagjerë, duke u rritur me 50,4%, krahasuar me Dhjetor 2021. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në muajin dhjetor 2022 ishte 75.237 pasagjerë.
Krahasuar me dhjetor 2021, ky tregues është rritur me 27,3%. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 123 pasagjerë. Krahasuar me dhjetor 2021, ky tregues është ulur me 83,9%.
Ecuria e import/eksporteve
Në vitin 2022, volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8 %, me ajër është rritur me 6,4% dhe me det është rritur me 1,2%, ndërsa volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 17,3%, krahasuar me vitin 2021.
Për muajin dhjetor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 1,1%, ndërsa me tokë është ulur me 15,6% dhe me ajër është ulur me 15,7%, krahasuar me dhjetor 2021.
Për vitin 2022, volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,2%, me ajër 15,1%, me tokë 10,3% dhe me det është ulur me 3,6%, krahasuar me vitin 2021.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/2022-volumi-i-transportit-te-mallrave-u-ul-ne-porte-dhe-hekurudha-u-rrit-nga-ajri/
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)